Tirana sfidon Vllazninë, Shehi: Do jemi ndryshe nga ndeshja e kaluar, tani merren frytet e sezonit

Tirana sfidon Vllazninë, Shehi: Do jemi ndryshe nga ndeshja e kaluar, tani merren frytet e sezonit

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, u shpreh se Tirana ndaj Vllaznisë, do të jetë ndryshe, nga sfida e fundit mes tyre, e cila u mbyll në barazim pa gola. Duke folur para mediave, tekniku bardheblu tha se skuadra e vlerëson maksimalisht sfidën e nesërme, ndërsa shtoi se kryeqytetasit tani kanë marrë formë më të mirë.

Pas derbit të qytetit kemi derbin e Shqipërisë. Janë dy skuadra me traditë dhe cilësi, do të jetë një ndeshje kualitative. Situata është e mirë, nesër kemi edhe mungesa të ditura për shkak kartonësh. Po e trajtojmë si një ndeshje që do vlerësim maksimal dhe mendje të ftohtë. Kur ke mendje të ftohtë, edhe vendimet merren të duhurat, sepse futbolli për mendimin tim është vendimmarrje.

Sfida e kaluar me Vllazninë? Ka qenë ndeshja e parë e këtij fillim viti, por kanë kaluar shumë ndeshje, skuadra ka marrë formën më të mirë. E përsëris: skuadra do të jetë ashtu siç ka qenë në 90% të periudhës që kemi luajtur, nesër do të jetë ndeshje krejtësisht tjetër.

Duke folur për mungesat, Shehi tha se shpreson që të mos ndikojnë në ekip, pasi sipas tij skuadra ka treguar se nuk varet nga individët.

Shpresoj të mos ndikojnë mungesat, por skuadra e ka shprehur se nuk është e varur nga individët. Janë mungesa me peshë, janë lojtarë të formacionit bazë dhe të rëndësishëm, por duhet që skuadra të mos varet nga individët, të varet nga grupi.

Ne vijmë pas një periudhe të mirë, e kemi treguar me lojë dhe me pikë. Tani vjen faza e fundit e kampionatit dhe përqendrimi duhet të jetë maksimal. Tani merren frytet e sezonit, është faza më delikate, sepse je pranë objektivave. Ndeshjet marrin një këndvështrim tjetër, pasi të gjithë skuadrat luftojnë për objektiva.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy