Atletico Madridi insiston për Soyuncu

Atletico Madridi insiston për Soyuncu

Reparti defensiv edhe pse ndër vite ka rezultuar një ndër më të fortët e Atletico Madridit , në sezonin aktual ka lënë për të dëshiruar .

‘’ Los Colchoneros ‘’  janë fokusuar tek Caglar Soyuncu , i cili është pretenduar edhe nga Interi.

Megjithatë, si për spanjollët ashtu edhe për italianët s’do të jetë aspak e lehtë sepse edhe Arsenal dhe Manchester United vijojnë ta kenë në fokus turkun , i cili e përfundon kontratën me Leicester City-n në muajin qershor.

26 vjeçari vlerësohet shumë nga Diego Simeone dhe mund të shëndërrohet në liderin e prapavijës së ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në të ardhmen, duke patur parasysh se Jose Gimenez, Stefan Savic dhe braziliani Felipe mund ti japin fund eksperiencës me kryeqytetasit nëse ofertat do të konsiderohen bindëse nga drejtuesit e Atletico Madridit.

Yllit të ‘’ The Foxes ‘’ i bashkangjitet edhe Stefan De Vrij , i cili po shkëlqen me Interin dhe ‘’ El Cholo ‘’ vijon të impresionohet me paraqitjet e hollandezit.

Distancimi nga sukseset është një shenjë se Atletico Madridi duhet domosdoshmërisht të zhvillojë një merkato cilësore, për të rikuperuar në sezonin e ardhshëm nga vlerat e humbura dhe të sfidojë ashtu siç e bëri në të kaluarën Barcelonën dhe Real Madridin në Spanjë dhe më të mirët e kontinentit të vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy