Upamencano, prioritet për Barcelonën

Upamencano, prioritet për Barcelonën

 Humbja e djeshme kundër Paris St Germain në Champions League e ka detyruar trainerin e Barcelonës Hansi Flick të reflektojë mbi të ardhmen.

Gjermani ka vënë re disa problematika në linjën defensive, të cilat do të mundohet ti zgjidhë gjatë merkatos së janarit. 

Numri një i stolit ka biseduar me Joan Laportan dhe e ka vënë në dijeni për lëvizjet gjatë kësaj periudhe dhe një ndër objektivat është Dayot Upamencano. 

Rivaliteti do të jetë i ashpër për francezin, konkretisht me Liverpoolin dhe Real Madridin por fillimisht numri një i ‘’ Los Cules ‘’ duhet të analizojë një çështje të rëndësishme e cila lidhet me pagën e 26 vjeçarit. 

Ndërkohë, duhet shtuar se drejtuesit e bavarezëve ende nuk e kanë arrirë marrëveshjen për rinovimin e kontratës me ishi-n e Leipzigut, ç’ka i jep një lloj avantazhi ‘’ Blaugranëve ‘’. 

Entuziazmi tashmë ka filluar të ndihet sepse bëhet fjalë për një komponent tejet cilësor, i denjë për një ekip elite në kontinentin e vjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy