Real Madridi, nis kontaktet me Massimilliano Allegrin

Real Madridi, nis kontaktet me Massimilliano Allegrin

Largimi i Alvaro Arbeloas në fundin e sezonit menjëherë është pasuar me tratativat e drejtuesve të Real Madridit për të gjetur një trainer bindës. 

Të jesh pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’ kërkon medoemos një përgjegjësi të madhe dhe sidomos të njohësh rrugën drejt suksesit. 

Për këtë arsye Florentino Perez tashmë e ka gjetur profilin ideal për spanjollët dhe bëhet fjalë për Massimilliano Allegrin. 

Italiani po zhvillon etapën e dytë nën drejtimin e Milanit i cili në fakt gjithmonë është preferuar nga ‘’ Los Blancos ‘’. 

58 vjeçari nga Livorno mban një eksperiencë të gjatë mbi supe, ndër më të mirët në Europë në këtë profesion.

 Aktualiteti tek Real Madridi lë për të dëshiruar, skuadër e cila vjen pas dy humbjesh rradhazi në La Liga, respektivisht kundër Osasunës në ‘’ El Sadar ‘’ dhe Getafes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Massimilliano Allegri spikat për formimin e një grupi kompetitiv, shpirtin e garës dhe gjetjen e zgjidhjeve në momente delikate, cilësi të cilat natyrisht ia rrisin vlerat. 

Bosi i ‘’ Los Merengues ‘’ ka si prioritet shëndërrimin e tyre në ekipin e dikurshëm, protagonist në Spanjë dhe Europë. 

Merkatoja e verës do të jetë një periudhë gjatë të cilës do të merren vendime deçizive për vijimësinë dhe detyra kryesore është gjetja e një elementi që bën diferencën referuar pankinës. 

Konkretisht Massimilliano Allegri në sezonin aktual me ‘’ Djallin ‘’ ka arritur 18 fitore, 9 barazime dhe 4 humbje, i cili e ka eksperiencën e mjaftueshme për ti drejtuar kryeqytetasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy