
Partizani ka kompletuar skuadrën, me afrimin e fundit në merkato. Gjatë gjithë verës të kuqtë ishin në kërkim, të një sulmuesi dhe ai ka ardhur në limite.
Andrija Filipovic është futbollisti më i ri i të kuqve. Sulmuesi kroat ka firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me “demat”.
24-vjeçari bashkohet të kuqve pas eksperiencës te kampionët e Sllovenisë Mura ekip me të cilin regjistron 32 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.
Filipovic gjithashtu ka qenë pjesë e kampionatit holandez në radhët e NAC Breda, ndërsa përgjatë karrierës është aktivizuar te Rijeka, Gorica, Siena, Spezia dhe Juventus U-19.



