Superkupa e Shqipërisë, Josa: Vllaznia finalet i luan për t’i fituar, ndaj Tiranës mungojnë dy lojtarë

Superkupa e Shqipërisë, Josa: Vllaznia finalet i luan për t’i fituar, ndaj Tiranës mungojnë dy lojtarë

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, foli para mediave në prag të sfidës me Tiranën ditën e nesërme, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë. 

Josa deklaroi se Vllaznia i luan finalet për t’i fituar, ndërsa shtoi se në këtë përballje do të mungojnë dy qendërmbrojtësit. 

Është një finale dhe është interesante sepse bëhet në këtë periudhë, ne jemi mësuar që Superkupa të zhvillohej përpara startit të sezonit. Të dyja ekipet duan ta fitojnë trofeun, si nga ana e lojtarëve, stafit, të dy emrat e ekipeve, Vllaznia edhe Tirana. Do të jetë një ndeshje që do t’i shërbejë vazhdimësisë, si për ne ashtu edhe për Tiranën. Çdo skuadër e do një trofe më tepër për veten e saj.

Latifi është stërvitur shumë mirë, është stërvitur në periudhën kur pjesa tjetër e skuadrës ka bërë pushim. Vetëm dy-tre lojtarë nuk kanë bërë pushime, siç është dhe Gurishta që ka qenë me ekipin A të Kombëtares shqiptare. Problemi i Vllaznisë është që të gjejë Latifin në gjendje sa më të mirë dhe sa i përket gjendjes optimale të tij do të shihet në vazhdimësi sepse pas një periudhe kaq të gjatë dëmtimi një lojtar nuk jep dot maksimumin e tij. Dy qendërmbrojtësat nuk do të luajnë nesër.

Vllaznia gjithmonë kur ka luajtur ndeshjet finale është përgatitur për t’i fituar ato. Do të bëjmë maksimumin si skuadër po ashtu edhe si individ për ta marrë këtë trofe. Nuk e di çfarë gjendje është Tirana, ndeshjen e fundit e kemi zhvilluar me ta në kryeqytet. Tirana është Tiranë dhe nuk futet në fushë për të humbur, por për të fituar. Edhe Vllaznia gjithashtu, gjithë opinioni sportiv shkodran do që të marrë një trofe më tepër. Ne do ta shohim ndeshjen me qetësi, jo një qetësi që të na vërë në gjumë për zhvillimin e një sfide. Duhet të rrisim çdo komponent, e cila përbën një skuadër futbolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy