
Drejtori sportiv Deco vijon me përpjekjet për të përforcuar ish skuadrën e tij në çdo repart.
Në atë të mesfushës, portugezi ka piketuar Arthur Vermeeren, i cili vijon të impresionojë tek Royal Antwerp.
Interesi i Barcelonës për belgun ka filluar me kohë dhe drejtuesit respektivë zhvilluan një mbledhje përpara sfidës së Champions Leagues ndërmjet dy ekipeve.
Flitet se kuq e blutë mund ta arrijnë marrëveshjen për transferimin e 18 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ për afro 20 milionë euro, duke qenë se që pas largimit të Sergio Busquets drejt Major League Soccerit, Xavi Hernandez ende nuk e ka gjetur zëvëndësuesin e duhur.
Edhe pse tekniku i mirënjohur ka provuar me Oriol Romeun, ende vijon i pakënaqur dhe Arthur Vermeeren konsiderohet i duhuri për ti vënë pikën kësaj historie.
Prej dy vitesh lojtari nga Lier vijon të spikasë edhe pse tek një ekip modest, i cili në sezonin aktual është aktivizuar në 24 sfida, të shoqëruara me një gol.
Deco e njeh shumë mirë këtë pozicion për arsye të së kaluarës si lojtar dhe besohet se mund ta finalizojë me sukses këtë çështje të rëndësishme për të ardhmen e ‘’ Blaugranëve ‘’ në ditet e mbetura të merkatos dimërore.
Barcelona mori një goditje të fortë në mbrëmjen e djeshme, skuadër e cila u mposht 4-1 nga Real Madridi në finalen e Superkupës se Spanjës, rezultat që e ka rritur vigjilencën e drejtuesve në lidhje me këtë periudhë.



