
Spekullimet e ditëve të fundit që e lidhnin Ruben Nevesin me Barcelonën kanë marrë fund. ‘’ Azulgranët “ e refuzuan transferimin e portugezit në ‘’ Camp Nou ‘’ për arsye ekonomike sepse sipas ‘ Sport ‘, drejtuesit e Wolves kërkonin 50 milionë euro, shifër e papërballueshme për xhepat e Joan Laportës .
Spanjollët vijojnë të mendojnë se mund të kenë fat në transferimin e Mohamed Salah apo Erling Haaland , lojtarë që mund ti bashkohen revolucionit të ‘’ Los Cules ‘’ dhe pse jo mos të përshpejtojnë ringritjen që natyrisht do të marrë kohën e vet dhe Barcelona e konsideron një prioritet absolut transferimin e një pyke në Katalunjë për tu përforcuar dhe të luftojë për tituj të rëndësishëm në sezonin 2022-2023.
Tërheqja e Barcelonës i ka ardhur përshtat Manchester United që mund ta afrojë në ‘’ Old Trafford ‘’ për arsye se gëzon një aspekt ekonomik shumë herë më potent por edhe kjo histori do të favorizonte katalanasit sepse afrimi i Ruben Neves në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ do t’ia hapte derën Paul Pogbas për të nisur një tjetër aventurë tek një ekip që po bën gjithçka për tu rikthyer tek suksesi .



