Miqësoret/ Tirana mund Vllazninë, Dinamo nuk fal

Miqësoret/ Tirana mund Vllazninë, Dinamo nuk fal

Tirana ka mposhtur minimalisht Vllazninë, në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Bardhebluve të Orges Shehit i ka mjaftuar goli i Redon Xhixhës në minutën e 17-të.

Pjesa e parë ishte me raste nga të dyja skuadrat, por kryeqytetasit u treguan më të saktë, duke arritur të shënojnë dhe duke mbajtur portën e paprekur.

Pjesa e dytë ishte me ritëm më të ulët, me skuadrat që nuk arritën të shënojnë më dhe gjithçka u mbyll me fitoren minimale të Tiranës.

Dinamo nuk ka falur në miqësoren ndaj Maliqit, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, kur dinamovitët realizuan dy herë, fillimisht me Gavazajn në minutën e 32 dhe me Chinedu 3 minuta më vonë.

“Nëndetësja” ishte dominuese gjatë gjithë takimit, por edhe skuadra e Maliqit kishte rastet e saja, ndonëse nuk i shfrytëzoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy