Luis Enrique, objektiv i Manchester United

Luis Enrique, objektiv i Manchester United

Pavarësisht se Michael Carrick do të vijojë në stolin e Manchester United deri në fundin e sezonit aktual, drejtuesit po mendojnë për trainerin e ardhshëm. 

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ siç dihet janë një klub me shumë prestigj dhe natyrisht duhet të bëjnë një zgjedhje në lartësinë e tyre në këtë aspekt. 

Ulje-ngritjet e sezoneve të fundit dhe mungesa e titujve vijon të jetë një dhimbje e fortë koke për krerët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues në fokusin e të cilëve tashme është Luis Enrique. 

Sipas ‘ Manchester Evening News ‘, ishi i Barcelonës konsiderohet i duhuri nga Joel dhe Avram Glazer i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit. 

Fitimi i Champions Leagues por edhe i shumë titujve të tjerë me ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë rikonfirmuar edhe njëherë potencialin e ‘’ Luchos ‘’. 

Mungesa e marrëveshjes në lidhje me rinovimin e kontratës sigurisht i jep një avantazh Manchester United për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’, faktikisht një ndër klubet më të pasur të botës. 

Referuar 55 vjeçarit vlen të shtohet se po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Parque de Princes ‘’, tek kampionët në fuqi të Ligue 1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy