Milani i bën konkurrencë Lazios, tenton futbollistin shqiptar

Milani i bën konkurrencë Lazios, tenton futbollistin shqiptar

Lazio prej kohësh ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri. Ky i fundit ka vendosur të largohet nga Liverpool dhe po punon të shkojë diku tjetër.

Madje në një intervistë të dhënë para pak kohësh, Shaqiri e shfaqi hapur dëshirën e tij për të kaluar te Lazio. Megjithatë klubi bardhekaltër nuk është i vetmi që interesohet për 29-vjeçarin.

Sipas asaj që raporton gazeta italiane, “Corriere dello Sport”, në gjurmët e shqiptarit është vënë edhe Milani. Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të majtë dhe për këtë arsye drejtuesit kanë hedhur sytë nga Shaqiri.

Në drejtim të lojtarit apo Liverpool, ende nuk ka mbërritur një ofertë, por nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodhë në ditët e ardhshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy