Cristiano Ronaldo, afër rikthimit tek Sporting Lisbona

Cristiano Ronaldo, afër rikthimit tek Sporting Lisbona

Ecuria e Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr nuk po shkon ashtu siç duhet.

Pavarësisht se është një lider absolut mungesa në sfidën e fundit kundër Al Riyadh është konsideruar e mjaftueshme për ta menduar ndryshe të ardhmen. 

Si duket eksperienca e tij në Arabinë Saudite do të përfundojë së shpejti duke qenë se nuk i ka arritur objektivat me Al-Nassr, me kryefjalë fitimin e titujve. 

Një fakt i tillë nuk tolerohet nga 40 vjeçari i cili gjatë karrierës është mësuar të trimfojë me çdo ekip që është aktivizuar. 

Pas kësaj disfate besohet se vijimësia do të jetë në Europë, pikërisht aty ku e nisi karrierën, tek Sporting Lisbona.

 Ndër vite ‘’ Cr7 ‘’ e ka shprehur se një ditë do të rikthehet në ‘’ Jose Alvalade ‘’ dhe besohet se momenti për të ka mbërritur. Edhe pse drejt hapave të fundit të një karriere brilante, e shoqëruar me shumë tituj si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren asi luzitan ëndërron arritjen e suksesit edhe me kryeqytetasit.

Tek drejtuesit e Sporting Lisbonës euforia ka filluar të ndjehet pasi ishi i Manchester United, Juventusit dhe Real Madridit konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. 

Në sezonin aktual numëron 18 gola dhe 3 asiste në 22 sfida, i katërti tek Al-Nassr.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy