Kojdheli: Kanë një mangësi, Holanda do ishte ndryshe me Koeman

Kojdheli: Kanë një mangësi, Holanda do ishte ndryshe me Koeman

Genci Kojdheli, drejtor në bashkinë e Tiranës, është shprehur se loja e Holandës varet nga mesfushori Frenkie De Jong. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Kojdheli ka thënë se “tulipanët” kanë probleme.

Në ndeshjen e parë në grup, ndaj një skuadre të vështirë si Ukraina, pësuam dy gola. Ka probleme në sulm, pasi Depay nuk është sulmuesi tipik për Holandën. Për mua si tifoz holandez, nuk më duken mirë. Holanda deri tani ka fituar, pro përballë ka pasur kundërshtarë modestë, me skuadrat e mëdha mund të kenë probleme te mëdha. Unë besoj që problemi më i madh është se Holanda është e varur nga De Jong, nëse e bllokojnë, do mund t’i ndalin. Unë kam pasur fatin që kam studiuar në Holandë. Një mangësi e tyre është se nuk e marrin aq seriozisht futbollin, si disa kombëtare të tjera. Ka pasur raste ku nuk janë kualifikuar as në kompeticione të tilla. Këtë e shikoj te Depay që nuk angazhohet. Prandaj shqetësohemi si tifozë. Emrat aty janë. Nëse do ishte Koeman, do shikonim një Holandë tjetër.”, tha Kojdheli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy