
Mbetja në prapavijë në lidhje me titujt nuk i ka lënë opsion tjetër drejtuesve të Juventusit, veçse të përgatiten maksimalisht për merkaton e verës.
Objektivi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ tashmë është Mason Greenwood, i cili tek Getafe po demostron se e ka hedhur pas krahëve të kaluarën e hidhur tek Manchester United.
Anglezit i ka shërbyer huazimi tek kryeqytetasit dhe drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues nuk mendojnë rikthimin e tij në ‘’ Old Trafford ‘’.
Ky fakt në njëfarë mënyre ia lë të lirë rrugën bardhezinjve, të cilët do të kenë si rival Atletico Madridin për 22 vjeçarin.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘, një ndër objekivat e ‘’ The Red Devilsave “ për verën është Gleison Bremer dhe nuk përjashtohet një shkëmbim, i cili do ti përforconte të dy klubet.
Mason Greenwood ka treguar se mund të bëjë më shumë, tek një ekip i dorës së dytë në La Liga dhe një transferim i mundshëm në ‘’ Allianz Stadium ‘’ sigurisht do të konsiderohej një sukses në karrierë.
Për Juventusin sezoni vijues do të jetë tejet determinant, pasi do të tentohet përsëri rikthimi në atë ekipin e frikshem që bënte ligjin në Itali por gjithsesi në sezonin aktual nuk ka mbetur me duar bosh për arsye se e fitoi Kupën e Italisë.
Eksperienca në Spanjë meriton duartrokitje pasi Mason Greenwood është adaptuar shumë shpejt dhe ka kontribuar me 10 gola dhe 6 asiste në 35 sfidat me ‘’ Los Azulones ‘’, një ekip i cili prej vitesh vijon të notojë në ujërat e mesit të tabelës.



