Allegri rrezikon shkarkimin, në stolin e Juventusit “projektohet” De Zerbi

Allegri rrezikon shkarkimin, në stolin e Juventusit “projektohet” De Zerbi

Juventusi ka zhgënjyer totalisht deri tani në këtë fillim sezoni, teksa rezultatet në Champiosn League dhe kampionat, nuk janë të mira.

Në këtë situatë, ai që mund ta pësojë te bardhezinjtë, është trajneri Massimiliano Allegri. Ky i fundit shihet si përgjegjësi kryesor për formën e dobët të skuadrës dhe në rast se edhe në ndeshjet e radhës nuk ndryshojnë rezultatet, rrezikon shkarkimin.

Madje në Itali, kanë nisur të flasin edhe për zëvendësuesin e Allegrit. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, i pari në listë për të marrë drejtimin e Juventusit, është ish-trajneri i Sassuolo, Roberto De Zerbi.

Gjithçka në këtë moment është në kuadrin e thashethemeve, por në rast se bardhezinjtë vazhdojnë të zhgënjejnë, atëherë priten ndryshime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy