Messi drejt Amerikës

Messi drejt Amerikës

 Në kohët e fundit është spekulluar shumë mbi të ardhmen e yllit të futbollit Lionel Messi i cili parashikohet se do ti japë lamtumirën Parisit në përfundimin e kontratës e cila do ta bëjë xhiron finale në 30 qershorin e 2023-shit.

‘’ La Pulga ‘’ po tundohet nga Major League Soccer , kampionat që në dhjetëvjeçarin e fundit ka fituar shumë rëndësi dhe është shëndërruar në kompetitiv për arsye të transferimeve të bujshme të lojtarëve që lanë shenjë në të kaluarën në kontinentin e vjetër.

 34 vjeçari po mendon një projekt ambicioz që lidhet me blerjen e një pjese të aksioneve të Inter Miamit , ekzaktësisht 35 % e tyre dhe gjithashtu të shijojë aventurën e fundit në këtë sport që i ka dhënë shumë gjatë karrierës, përveç Botërorit.

Sipas ‘ As ‘ , ylli i kombëtares ‘ Albiceleste ‘ me të cilën do të zhvillojë ndoshta Botërorin e fundit në Katar po e mendon këtë opsion i cili mund ti sigurojë një lloj relaksi për arsye se kampionati amerikan është tërësisht i ndryshëm me ato të Europës pavarësisht rritjes së dukshme .

Në këtë histori rruga e sulmuesit nga Rosario mund të bashkohet me atë të shokut të ngushtë dhe njëkohësisht ishi-t të Barcelonës Luis Suarez i cili impresionoi në çdo klub ku u aktivizua duke treguar gjithashtu vlerat e tij edhe tek Uruguaji , kombëtare me të cilën fitoi Kupën e Amerikës në 2011-tën .

 Një tjetër opsion që e ka menduar gjatë karrierës është tërheqja tek Newell’s Old Boys , klubi që i dha mundësinë për tu zbuluar nga Barcelona e më pas të shëndërrohej në një ndër lojtarët më të suksesshëm në historinë e futbollit.  

Endërra e drejtuesve të  ‘’ Les Pariziens ‘’ e cila lidhet me fitimin e Champions Leagues mbetet ende larg por shanset janë reale sepse francezët kanë formuar një ekip që tremb çdo kundërshtar dhe duke njohur mentalitetin e Lionel Messit , çdo gjë bëhet edhe më e mundshme  sepse në ‘’ Parque de Prince ‘’ është i rrethuar nga yje që synojnë fitimin e trofeut më të rëndësishëm për klube.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy