
Dëmtimet e shpeshta dhe të papritura të Eden Hazard kanë ngritur mjaft pikëpyetje, ndërsa së fundmi federata belge e futbollit dhe Real Madrid kanë marrë një vendim të përbashkët.
Për 30-vjeçarin dy fizioterapistë nga Belgjika do të fluturojnë në Spanjë për t’u kujdesur për të.
Ndërkohë mjekët nuk po arrijnë të kuptojnë shkakun e problemeve të shpeshta fizike të futbollistit, por për momentin nuk do të kryhet asnjë ndërhyrje kirurgjikale.
Prioriteti kryesor është gjetja e burimit të problemit në kyçin e këmbës. Që prej verës së vitit 2019 kur Hazard erdhi nga Chelsea për 100 milion euro, ai ka humbur 51 ndeshje me Realin.



