
Nuk kishte ndodhur kurrë, por pritjes i ka ardhur fundi ditën e sotme. Italia fiton për herë të parë medalje ari në garën e sprintit 100m. Heroi i italianëve mban emrin e Marcell Jacobs!
26-vjeçari triumfoi në finalen e 100 metrave në Olimpiadën “Tokio 2020”, duke regjistruar kohën 9”80. Pas tij u renditën amerikani Fred Kerley dhe kanadezi Andre de Grasse.
Me garimin e mrekullueshëm, atleti italian i cili kaloi i pari finishin, përveç se siguroi medaljen e artë, vendosi edhe rekord europian me kohën e regjistruar, duke u bërë njeriu më i shpejtë në botë i momentit dhe duke marrë kështu vendin e parë, që mbahej nga Usain Bolt prej 13 vitesh. Ai pason xhamajkanin si kampion olimpik , i cili fitoi titullin në 2008, 2012 dhe 2016. Në 125 vite Olimpiadë, asnjë italian para Jacobs nuk kishte garuar në finalen e kësaj disipline.



