Lëvizje surprizë nga Brdaric, do të drejtojë ekipin në kategorinë e katërt në Gjermani

Lëvizje surprizë nga Brdaric, do të drejtojë ekipin në kategorinë e katërt në Gjermani

Thomas Brdaric do të rikthehet në pankinën e një skuadre dhe i ka surprizuar të gjithë me zgjedhjen e tij.

47-vjeçari pritet të zyrtarizohet në stolin e një skuadre që militon në kategorinë e katërt në Gjermani.

Sipas “RP”, Brdaric ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e Straelen, që militon në Ligën Rajonale Perëndimore, në kategorinë e katërt në futbollin gjerman. Në raportimin e medias gjermane, thuhet se presidenti i klubit ka zgjedhur trajnerin Brdaric dhe objektivi i Straelen, është që të renditet në pjesën e sipërme të tabelës në kampionat.

Një lëvizje surprizë kjo e Brdaric, duke ditur se në Shqipëri me Vllazninë arriti suksese, siç ishte fitimi i Kupës së Shqipërisë, vendi i dytë në kampionat sezonin e kaluar dhe kalimi i tureve në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy