
Kur kanë mbetur 36 ditë nga nisja e kamionatit Botërorë, kombëtarja e Brazilit ka marr një tjetër goditje. Pas Felipe Luis, latinët humbasin edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm.
Sipas raporteve të mediave, Dani Alves do të mungojë në Kupën e Botës dhe shkak ishte një lëndim në ligamentet e gjurit.
Mbrojtësi ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë dhe i duhet të qëndrojë për disa kohë jashtë fushave. Koha e rikuperimit sipas mjekëve është 6 javë, çka do të thotë shumë.
Alves u lëndua në ndeshjen finale të Kupës së Francës, që PSG e fitoi ndaj Les Herbiers.
Mbrojtësi i PSG po luftonte të merrte pjesë në Botërorin e tretë për të, pas atij të Afrikës dhe Brazilit. Komuniki zyrtar do të bëhët të hënën.



