
Largimi i mundshëm i Alvaro Moratas dhe Joaquin Correas , tashmë i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Atletico Madridit për të gjetur zëvëndësuesit ideale gjatë merkatos vijuese.
Tre janë alternativat e ‘’ Los Colchoneros ‘’ për metrat e fundit , të cilët kanë bërë mirë me ekipet respektive.
Artem Dovbyk i Gironas është shëndërruar në një ndër sulmuesit në modë në La Liga, i cili shquhet për rrezikshmërinë drejt portave kundërshtare , për të cilin interesohen edhe disa klube të tjerë me emër.
Edhe Victor Boniface po monitorohet me kujdes pasi po shkëlqen me Bayer Leverkusenin, ekip i cili mund të ndryshojë historinë e Bundesligës në këtë sezon, edhe pse është ende herët.
I fundit në listë është Santiago Gimenez. Argjentinasi konsiderohet ndër më të mirët në qarkullim, për të cilin kryeqytetasit do të masin forcat me të tjerë ekipe të elitës.
Duhet theksuar se prej kohësh skuadra e Diego Simeones ka mbetur në prapavijë në lidhje me titujt dhe pavarësisht ecurisë pozitive në ndeshjet e fundit, numri një i stolit kërkon më shumë agresivitet gjatë ndeshjeve.



