Jadon Sancho afër rikthimit tek Borussia Dortmundi

Jadon Sancho afër rikthimit tek Borussia Dortmundi

E ardhmja e Jadon Sanchos duket se do të ndryshojë shumë shpejt. Flitet se anglezi do të rikthehet në ‘’ Signal Iduna Park ‘’, aty ku e mori famën.

Negociatat midis drejtuesve të Borussia Dortmundit dhe Manchester United kanë rezultuar intensive dhe sipas ‘ Bild ‘ , gjermanët do ta kenë përsëri në dispozicion mesfushorin.

Pritet që 23 vjeçari të huazohet deri në fundin e sezonit, i cili do të kërkojë ta lërë pas periudhën jo të mirë në ‘’ Old Trafford ‘’.

Pas kritikave ndaj trainerit Erik Ten Hag, Jadon Sancho u anashkalua nga hollandezi , i cili pritet ti bashkohet ‘’ Verdhezinjve ‘’ në fazën përgatitore, të cilën do ta zhvillojnë në Marbella të Spanjës.

Falë konfliktit me numrin një të stolit, Jadon Sancho numëron vetëm 76 minuta në sezonin aktual dhe ribashkimi me ekipin nga Ruhr besohet se do të jetë nisja e një kapitulli të ri në karrierë.

Mbetet për tu parë se si do të vijojë progresi dhe a do të jetë ai lojtari determinant ashtu si edhe në të kaluarën, i cili shënoi 50 gola dhe kontriboi me 64 asiste në 137 sfida, të përmbledhura në katër sezone me Borussia Dortmundin.

Momentalisht ekipi i drejtuar nga Edin Terzic renditet në vendin e 5-të, objektivi i të cilit është pjesëmarrja në Champions League, kompeticion që i shpëtoi nga duart në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy