
Bundesliga gjermane, luajti këtë të shtunë, javën e fundit për sezonin 2023-2024.
Kampionet e Bayer Leverkusen, e mbyllën kampionatin pa asnjë humbje. Skuadra e drejtuar nga Alonso, triumfoi 2-1 ndaj Augsburgut, për ta mbyllur kampionatin në krye me 90 pikë, me 28 fitore dhe 6 barazime.
Bayern Munich, zhgënjeu në transfertë, pasi u mposht nga Hofenheim me përmbysje, me rezultatin 4-2. Përveç humbjes në ndeshjen e fundit, bavarezët zbresin në vendin e tretë në renditje me 72 pikë, 1 pikë më pak se Stuttgrat, i vendit të dytë.
Borrusia Dortmund, nuk zhgënjeu, pasi shkatërroi me shifrat e thella 4-0 skuadrën e Darmstatd. Verdhezinjtë do të marrin pjesë në Champions League, sezonin e ardhshëm, së bashku me Leverkusen, Bayern Munich, Stuttgart dhe Leipzig. Këta të fundit barazuan në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt.
Me fitoren ndaj Wolfsburg, Mainz i shpëtoi rënies, ndërsa në Bundesliga 2, bien Darmstadt,, Koln dhe Bochum. Një gol në fund, i siguroi mbijetesën Union Berlinit, që mposhti 2-1 Feriburg-un.
RENDITJA:



