Kukësi dhe Dinamo do të përballen mes tyre ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Abissnet Superiore.
Ndeshja ishte planifikuar për t’u luajtur në fundjavën që lamë pas, por për shkak të rasteve me Covid-19, te skuadra verilindore, u vendos që ndeshja të shtyhej për sot.
Në “Elbasan Arena” pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, dy trajnerët kanë bërë zgjedhjet përfundimtare për formacionet, ku nuk i kanë kursyer më të mirët.
FORMACIONET ZYRTARE:
Kukësi: Tafas, Bytyçi, Lulaj, Hila, Ndreca, De Lucas, Sh.Taipi, Sula, Gj.Taipi, Milunovic, Feijao.
Dinamo: Simoni, Siljanovksi, Sofranac, Imami, Samake, Lilaj, Sidibe, Demiri, Maliqi, Ibraimi, Denisson.



