Manchester United, ofertë për Ivan Toney

Manchester United, ofertë për Ivan Toney

Fuqizimi i metrave të fundit do të jetë një ndër prioritetet e drejtuesve të Manchester United gjatë verës.

Në ‘’ Old Trafford ‘’ mungojnë titujt prej kohësh, fakt shqetësues, tek një ndër ekipet më të suksesshëm në botë në të kaluarën.

Traineri Erik Ten Hag ka filluar ti bëjë llogaritë dhe do të japë maksimumin në funksion të rikthimit të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ në kohët e arta në sezonin vijues.

Eshtë Ivan Toney një ndër objektivat e ishi-t të Ajaxit, sulmues i cili në dy vitet e fundit ka spikatur me Brentfordin.

Sipas ‘ Daily Mirror ‘, drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues kanë bërë gati çekun prej afro 70 milionë eurosh për 28 vjeçarin, shifër e cila mund të refuzohet për arsye se konsiderohet e pamjaftueshme nga drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’.

Anglezëve nuk i mbetet gjë tjetër veçse të gjejnë një formulë për të reduktuar pretendimin e rivalëve në Premier League dhe pritet që negociatat të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Transferimi i mundshëm i Ivan Toney-t në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ do të konsiderohej një sukses për Manchester United, ekip i cili ka hasur vështirësi në finalizim gjatë sezonit aktual.

Për sa i përket britanikut, në sezonin aktual është aktivizuar në vetëm 4 sfida nga traineri Thomas Frank, të shoqëruara me një gol por mbetet një element shumë i rrezikshëm për rivalët.

Ambicja e drejtuesve të Manchester United është shumë e madhe por duhet patur parasysh se konkurrenca në çdo kompeticion sa vjen edhe ashpërsohet.

Fatkeqësisht të besuarit e Erik Ten Hag kanë mbetur jashtë Europës, të cilët gjithsesi do të zhvillojnë derbin kundër Manchester City-t, i vlefshëm për finalen e Fa Cup.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy