Dede: Tirana në formë, do bëhen të frikshëm kur të fillojë të shënojë Xhixha

Dede: Tirana në formë, do bëhen të frikshëm kur të fillojë të shënojë Xhixha

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke folur për deklaratën e trajnerit të Partizanit, Colella, tha se bën lojëra fjalësh që të mos sulmohen lojtarët.

Dede, në lidhje me Tiranën tha se janë kthyer pragmatistë, duke shtuar se i kanë të gjithë lojtarët në formë.

Në gjykimin tim, është e vështirë të lexosh çfarë thotë trajneri i Partizanit. Vazhdon të bëjë lojëra fjalësh, që mos sulmohen lojtarët. Askujt nuk i vjen mirë të humbasë vendin e parë.

Partizani shpërdoroi shumë dhe nuk ndikuan mungesat, por ata na mësuan duke qenë pragmatistë. Tani duke prodhuar shumë, nuk po shënojnë dot. Diçka nuk po shkon mirë te skuadra. Edhe sulmuesit maten nga golat.

Presidenti Halili kishte shumë besim që në fillim te skuadra. Tirana është bërë pragmatiste. Janë të gjithë lojtarët në formë. Imagjinoni kur të fillojë të shënojë edhe Xhixha, Tirana do të bëhet shumë e frikshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy