
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, nuk është dakord që VAR-i të aplikohet për edicionin 2018 – 2019 në kompeticionin e “Champions League”. Sipas tij, konfuzioni mbi futjen e teknologjisë është ende shumë i madh dhe nuk duhet nxituar në vendime të tilla.



