
Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli bëri hapin e madh një vit më parë, duke kaluar nga kroatët e Hajduk Split, te skuadra e Spezia në Serie A.
Megjithatë aventura e futbollistit te kjo skuadër mund të zgjasë vetëm 1 sezon. Sipas asaj që raporton “TMW”, 24-vjeçari mund të kalojë të skuadra tjetër italiane, tek Empoli. Trajneri i këtyre të fundit, Aurelio Andreazzoli ia ka sugjeruar drejtuesve shqiptarin dhe dëshiron ta ketë në skuadrën e tij.
Për këtë arsye te Empoli kanë filluar të lëvizin dhe po punojnë për të plotësuar kërkesën e trajnerit. Ismajli në rast kalimi te Empoli, aty do të gjente një tjetër shqiptar, Nedim Bajramin, i cili në sezonin e fundit tregoi një formë shumë të mirë.
Në Itali thuhet se për kalimin e Ismajlit te Empoli është porpozuar një shkëmbim në drejtim të Spezias. Nën urdhrat e trajnerit Thiago Motta mund të vihet mbrojtësi grek Dimitris Nikolaou, i cili ndiqet me interes nga drejtuesit e Spezias.



