Dritan Mehmeti: Dinamo tregoi personalitet dhe grintë, nuk e mendoj “Final 4”

Dritan Mehmeti: Dinamo tregoi personalitet dhe grintë, nuk e mendoj “Final 4”

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas fitores 4-0 me Erzenin.

Mehmeti deklaroi se skuadra tregoi personalitet dhe grintë, ndërsa zbuloi se gjatë javës u punua shumë për anën psikologjike.

Fitorja të jep qetësinë, sidomos kur vjen ndaj një loje pa oshilacione. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët. Kam pasur gjithmonë besimin te skuadra dhe sot treguam se kur futemi me personalitet dhe grintë, mund t’ia bëjmë të vështirë çdo kundërshtari. Sot treguam se skuadra n uk ka probleme fizike. Dua të falënderoj familjen e Dinamos. Duhet të jemi me këmbë në tokë se nuk kemi bërë asgjë.

Nuk mund të analizoj Erzenin, sa lehtë e bëri. Unë kundërshtarin e analizoj përpara dhe mundohem t’i përgjigjem. Shikoj skuadrën time dhe ta përmirësoj për të shkuar përpara.

Klubi ka bërë maksimumin, pasi merkato e janarit nuk jep shumë mundësi. Duhet të rritemi çdo ditë dhe të shikojmë ndeshjen e radhës.

Skuadra ka pasur momente të mira, si me mua dhe me paraardhësin, por ka pasur oshilacione gjatë ndeshjes. Kur një skuadre i rikthehen rezultatet, bie besimi dhe futet në panik. Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Është një kampionat i vështirë.

Skuadrën e kam marrë me 7 pikë, nuk e mendoj “Final 4”, por ta përmirësoj dhe të jemi si sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy