Lazio kërkon 5 milionë euro, Hysaj arrin akordin me Valencian

Lazio kërkon 5 milionë euro, Hysaj arrin akordin me Valencian

E ardhmja e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, pritet të jetë në Spanjë. Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, trajneri Gattuso dëshiron ta ketë sërish Hysajn në skuadër, pasi e ka drejtuar më parë, kur ishte në stolin e Napolit.

Trajneri italian ia ka bërë këtë të ditur drejtuesve të Valencias dhe këta të fundit po përgatisin ofertën, për të bindur Lazion ta lërë të lirë futbollistin 28-vjeçar.  Klubi italian kërkon 5 milionë euro për të hequr dorë nga shërbimet e lojtarit.

Thuhet se Hysaj ka arritur akordin me klubin e Valencias, për pagën dhe kontratën dhe tashmë pret të arrihet vetëm marrëveshja mes dy klubeve.

Shqiptari pritet të largohet nga Lazio, pas vetëm një sezoni aty, ku ishte larg pritshmërive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy