Real Madridi nuk ka të ndalur në lidhje me përforcimin e prapavijës, veçanërisht në krahun e majtë të mbrojtjes , repart që nuk e ka gëzuar aq sa duhet Carlo Ancelottin .
‘’ Galaktikët ‘’ janë të detyruar të bëjnë zgjedhje cilësore sepse italiani është një teknik me shumë kërkesa dhe njëkohësisht garanton suksese në vijimësi . Vetëm Ferland Mendy është pak për një skuadër si Real Madridi dhe në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ kanë filluar të bëhen llogaritë për prurjet e reja që do t’ia largojnë shqetësimet ishi-t të Milanit për ti lideruar kryeqytetasit drejt trofeve .
I pari në listë është Jose Luis Gaya. Spanjolli është preferuar gjithmonë tek madrilenët por i ka qëndruar besnik Valencias , skuadër që vijon negociatat për qëndrimin e tij në ‘’ Mestalla ‘’ pa anashkaluar se rezultoi një ndër prioritetet e Barcelonës në merkaton e janarit por me shfaqjen e Realit rrjedha e ngjarjeve mund të jetë ndryshe .
Pas tij është Sergio Reguilon . Eksperiencat tek Tottenhami dhe Sevilla e kanë forcuar në çdo aspekt dhe nuk përjashtohet një rikthim në shtëpi , sidomos në një kohë që Real Madridit i duhet ta zgjidhë këtë problematikë e cila mund ti prodhojë ndonjë rrëshkitje të mundshme në të ardhmen .
Drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ kanë në favor një opsion riblerjeje për 40 milionë euro sepse e vlerësojnë shumë etapën në ‘’ White Hart Lane ‘’ e cila padiskutim ja ka rritur vlerat .
Lista merr fund me Angelino. Anësori i Leipzigut prej kohësh ka siguruar një vend titullari absolut tek gjermanët dhe ndiqet edhe nga Bayern Munchen dhe Barcelona .
24 vjeçari ka kapur shumë shpejt majat me një kundërshtar tepër të respektuar sidomos në Gjermani dhe ‘’ Los Blancos ‘’ janë një klub që meriton vlerësim maksimal pavarësisht rëndësisë tek Leipzigu. Koha e ka treguar se konkurrenca në futboll sa vjen edhe ashpërsohet dhe ekipet e elitës nuk kanë ndalur në asnjë çast në kërkimin e formulave për të arritur tek suksesi dhe periudha e merkatos ka rezultuar një provë force për secilin prej tyre .



