
Përfundimi i kontratës së Heung Min Son në qershor me Tottenham Hotspurin menjëherë ka vënë në lëvizje drejtuesit e Bayern Munchenit, të cilët do të tentojnë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.
Koreano-jugori prej shumë vitesh është konsideruar ndër më të mirët tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ por mungesa e titujve sidomos në aspektin kolektiv ndoshta do ti vërë shumë shpejt pikën eksperiencës së tij.
Sulmuesi shquhet më së shumti për shpejtësinë dhe teknikën dhe gjithmonë është konsideruar shumë i rrezikshëm për cilindo rival.

Referuar bavarezëve, një kalim i mundshëm në ‘’ Allianz Arena ‘’ mund të jetë nisja e një tjetër rrugëtimi për 32 vjeçarin, i shoqëruar sigurisht edhe me tituj të rëndësishëm.
Ky fakt është provuar dhe vijon të provohet nga gjigandët e Bavarisë, ish rekordmenë të Bundesligës dhe gjithashtu një ekip për tu patur frikë edhe në Champions League.
Por s’do të jetë e lehtë sepse gjithçka do të varet nga negociatat ndërmjet palëve, edhe pse gjermanët janë paksa të avantazhuar në letër për arsye të përfundimit të kontratës së Heung Min Son së shpejti.
Sezoni aktual është i dhjeti në rradhët e ‘’ Spursave ‘’, një ekip i cili pothuajse në çdo sezon renditet ndër më të mirët e Premier Leagues dhe një rival shumë i vështirë për tu mundur edhe në Europë.



