Manchester United interesohet për Arambarrin

Manchester United interesohet për Arambarrin

 

Manchester United ka vendosur të mos kufizohet aspak për goditjet e verës . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ duket sikur nuk kënaqen asnjëherë në lidhje me merkaton dhe ka bërë disa kilometra për të gjetur objektivin e rradhës .    Ole Gunnar Solskjaer kërkon të formojë një mesfushë rezistente dhe i ka hedhur grepat tek   Mauro Arrambari që mbron ngjyrat e Getafes .  Me një skuadër që është konsideruar gjithmonë si  e mesit të tabelës  uruguajani ka ditur të spikasë dhe e ka shënuar emrin në listën e një ndër më të mirëve të planetit.  25 vjeçari  është përshatur shumë shpejt në Primera Division sidomos pas kalimit  nga Girondins Bordeaux dhe është i paprekshëm për Jose Bordalas .   Lojtari nga Salto ka firmosur një  kontratë që do ta mbajë në ‘’ El Coliseum ‘’ deri në  2023 -shin dhe klauzola e përcaktuar nga spanjollët për prishjen e saj  është  25 milionë euro.   E kaluara e lidhi Mauro Arambarrin me një kalim të mundshëm Serinë A  por ishte koronavirusi ai që pengoi këtë operacion .  Kësaj here  do të jetë ndryshe sepse kur bëhet fjalë për Manchester United entuziazmi i çdo  lojtari  shtohet sepse paraprakisht janë të vetëdijshëm se çdo të thotë te luash në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ pa llogaritur ndjesitë e papërshkrueshme  kur e prekin për herë të parë tapetin e këtij stadiumi magjik.  Mauro Arrambarri është prej 4 sezonesh  i konfirmuar tek ‘’ Los Azulones ‘’ por karriera e tij mund të marrë një drejtim tjetër shumë shpejt sepse anglezët do ti lëvizin të gjithë gurët për të firmosur me  numrin 18 të Getafes .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy