Juventus synon Jose Luis Gaya

Juventus synon Jose Luis Gaya

 Situata e Jose Luis Gaya tek Valencia po ndiqet me shumë interes nga Juventusi .  Spanjolli akoma nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët në funksion të rinovimit të kontratës dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të kërkojë ta afrojë në gjirin e saj .  25 vjeçari  vijon të konsiderohet si një prej anësorëve më efikasë të Primera Division  dhe përpos italianëve skuadra  të tjera kërkojnë t’ia rrëmbejnë ‘’ Mestallas ‘’ .  Ndërhyrjet e merkatos duket se nuk do ta ndalin asnjëherë vrullin e torinezëve . Këtë objektiv rekordmenët e Serisë A  e kanë fokusuar pas deklarimit të largimit të Alex Sandros që sipas  Calciomercatos  vlera e kartonit të brazilianit kap 25 milionë eurot .

 Këtë shifër bardhezinjtë kanë ndërmend ta shfrytëzojnë për  transferimin e  Jose Luis Gaya në ‘’ Allianz Stadium ‘’  dhe janë të vetëdijshëm se duhet të plotësojnë me patjetër kërkesën e Valencias e cila  ka theksuar se  nuk do të lejojë largimin e mbrojtësit për më pak se 50 milionë euro.  Javët e fundit kanë rezultuar shumë të vrullshme në lidhje me këtë lojtar sepse për shërbimet e tij ka treguar në disa raste interes edhe Barcelona  që e konsideron si trashëgimtarin e Jordi Albas . Një fakt shumë determinant në këtë histori  është se në të kaluarën Valencia ka dhënë për të kuptuar se nuk do ti japë shansin asnjë ekipi të Primera Division për ta patur Jose Luis Gayan në gjirin e tij për të  evituar fuqizimin e kundërshtarëve direkt .

Siç dihet Valencia e ka humbur protagonizmin e shumë viteve përpara në të cilat ka rezultuar  pjesëmarrëse konstante në Uefa Champions League sepse në këtë sezon ruan vendin e 14-të në tabelë duke krijuar një perspektivë krejtësisht të paqartë për të ardhmen që ia mban hapur rrugën elementëve kyç për ta kërkuar fatin diku tjetër .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy