Tjetër largim te Tirana, Elton Cale e mbyll me bardheblutë

Tjetër largim te Tirana, Elton Cale e mbyll me bardheblutë

Elton Cale nuk është më lojtar i Tiranës. Sulmuesi brazilian nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve në vazhdim.

Në postimin e tij, braziliani falënderon presidentin e Tiranë për mundësinë e dhënë, ndërkohë që kujton edhe fitoren 5-1 në derbi ndaj Partizanit. Kujtojmë se kontrata e Cale me Tiranën skadoi në përfundim të kampionatit dhe nuk ëhstë arritur një marrëveshje mes palëve për rinovimin e saj.

“Provova të mos e shkruaja lamtumire, por qenka e pamundur. Nuk mund t’i ndryshoj planet e Zotit. Faleminderit presidentit Refik Halili që më dha mundësinë të luaja për Tiranën. Jeni shumë tifozë të çmendur, jeni të mahnitshëm, faleminderit për emocionet që më keni dhënë. Unë gjithmonë kam bërë më të mirën time, gjithmonë kur kam veshur fanellën bardheblu, e cila do të mbetet gjithmonë e veçantë për mua. Ndoshta do të vijë një super lojtar tjetër, por jo një si unë. Po largohem duke lënë një titull kampion të fituar dhe një derbi 5-1 të paharrueshëm. Unë e bëra punën time, faleminderit shumë.”, shkruan Cale në postimin e tij.

32-vjeçari ishte pjesë e Tiranës në dy sezone, ku vitin e kaluar, dha një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit kampion. Sezoni që lamë pas ishte i pafat për brazilianin, për shkak të problemeve të shumta me dëmtimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy