Dopietë dhe kualifikim ndaj serbëve, sulmuesi shqiptar shkëlqen në Conference League

Dopietë dhe kualifikim ndaj serbëve, sulmuesi shqiptar shkëlqen në Conference League

Sulmuesi shqiptar, Astrit Selmani vazhdon të shkëlqejë me skuadrën suedeze Hammarby. Këta të fundit eliminuan në raundin e tretë të Conference League serbët e Cukaricki, ku shenjë në këtë kualifikim la edhe Selmani.

Suedezët triumfuan në shtëpi 5-1, pasi ishin mposhtur një javë më parë me rezultatin 3-1. Selmani realizoi dopietë golash, në minutat 26 dhe 72 duke i dhënë kështu kualifikimin skuadrës së tij. 24-vjeçari po kalon një formë shumë të mirë, teksa këtë e tregojnë edhe golat e shënuar deri tani.

Hammarby është kualifikuar për në “play off”, aty ku do të përballen me zviceranët e Basel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy