4 objektivat e Chelseat për sulmin

4 objektivat e Chelseat për sulmin

Revolucioni i Chelseat vazhdon në mënyrë të pandalshme .  Tekniku Thomas Tuchel do të ketë një përgjegjësi të madhe përpara,   objektivi i të cilës është vazhdimi në të njëjtën rrugë për sezonin e ardhshëm .  Kalimi në finalen e Champions Leagues është një sukses më vete për gjermanin por duhet të bëjë shumë kujdes sepse përballë do të jetë Manchester City  . Kjo ndeshje shumë përcaktuese për fatin e londinezëve i ka shtuar forcat tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ të cilët  kanë shtuar intensitetin në funksion të merkatos . 

Traineri gjerman është përqëndruar tek sulmi sepse kërkon të bëjë disa ndërhyrje të vogla për ta perfeksionuar .  Ishi i Dortmundit ka deklaruar katër emra që janë duke mahnitur botën e futbollit dhe  sipas  ‘’ The Sun ‘’ prezantojnë një koefiçent të dukshëm vështirësie .

 I pari është  Harry Kane . Emri i anglezit qarkullon prej kohësh në  skuadrat më të famshme të planetit . Golashënuesi është shumë pranë largimit nga ‘’ White Hart Lane ‘’ pavarësisht se ‘’ Spursat ‘’ i ruajnë shpresat për qëndrimin e tij .  Objektivi kryesor i ‘’ Uraganit ‘’ është fitimi i trofeve dhe në tërë këto vite ‘’ The Whites ‘’ nuk ia ka  krijuar terrenin e përshtatshëm për ta plotësuar këtë dëshirë.  Forca ekonomike që disponon presidenti Roman Abramovich parashikohet se do t’ia lehtësojë rrugën edhe pse çmimi i përcaktuar nga drejtuesit e Tottenham Hotspurit për Harry Kane është 120 milionë euro .

 

 Pas tij renditet Robert Lewandovski . Polaku cilësohet si një ndër sulmuesit më të mirë të Europës në 10 vitet e fundit por Bayern Munchen ka ditur të sigurojë qëndrimin e polakut në ‘’ Allianz Arena ‘’ . Por këtë sezon 32 vjeçari i ka thyer të gjitha parashikimet  me 38 gola në 46 ndeshje  fakt që e bën shumë llogjik interesin e skuadrave me emër .  

Para disa kohësh e ardhmja e sulmuesit nga Varshava  u lidh me një kalim në Major League Soccer , ligë në të cilën kanë preferuar ta vazhdojnë karrierën shumë yje të futbollit botëror  por interesi i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ është një tjetër shans për të provuar një kampionat si Premier League që mbetet një ndër më të shikuarit në futboll.

 Vendin e tretë e zë një sulmues i stër provuar në Premier League . Argjentinasi Sergio Aguero e ka konfirmuar prej kohësh se do të largohet në fundin e sezonit nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ dhe fakti se e përfundon kontratën me Manchester City-n në 30 qershor i krijon një shans të artë për vazhdimin e karrierës . S’duhet mbetur pas as Barcelona dhe Juventus që e vëzhgojnë prej kohësh ,  histori e cila thekson një duel titanësh që do ta ketë momentin final në merkaton e verës.

I fundit është Erling Haaland .  Në luftë për norvegjezin është shumica e ekipeve europiane .  Londinezët  po luftojnë fort për shërbimet e perlës së Dortmundit për të cilin duhet ti paguajnë 120 milionë euro ‘’ Verdhezinjve ‘’ por nuk do të jetë aq e lehtë sepse duhet të përmbushin me sukses pretendimet e agjentit të tij  Mino Raiola i cili në operacione të tilla ka dalë gjithnjë me disa miliona në xhep.

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy