Zyrtare/ Vllaznia e femrave do grupet e Champions League, të dyja ndeshjet luhen në Shkodër

Zyrtare/ Vllaznia e femrave do grupet e Champions League, të dyja ndeshjet luhen në Shkodër

Vllaznia e femrave, është shumë pranë kualifikimit për në grupet e Champions League, teksa momentalisht ndodhen mes 32 më të mirave.

Ndeshjet e fazës së play-off të Ligës së Kampioneve mes Vllaznisë dhe Vorskla Kharkiv-2 do të luhen të dyja në Shkodër.

Përfaqësuesit e klubeve kanë rënë dakord me njëri-tjetrin që të dyja ndeshjet të zhvillohen në fushën shqiptare, pasi siç dihet, ekipi ukrainas nuk mund t’i zhvillojë takimet në shtëpi, për shkak të situatës së krijuar nga lufta.

Kësisoj, përfaqësuesve të klubit të Vorskla Kharkiv u është propozuar ideja që t’i zhvillojnë të dyja ndeshjet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Drejtuesit e ekipit të Vllaznisë kanë marrë përsipër që t’u plotësojnë të gjitha kushtet ukrainasve, që nga akomodimi, stërvitja etj. kështu, më 20 ose 21 shtator do të zhvillohet ndeshja e parë e kësaj faze Vorskla-Kharkiv-2 – Vllaznia, ndërsa më 28 ose 29 shtator do të luhet edhe sfida e dytë, Vllaznia – Vorskla-Kharkiv-2.

Ky është një lajm shumë i mirë për skuadrën shkodrane, që do të tentojë për të tretën herë kualifikimin në fazën e grupeve, teksa për momentin, është një nga 32 ekipet më të mira në Europë.

Në shortin e hedhur ditën e djeshme në Zvicër, shkodranet gjendeshin në vazon e parë falë koeficientit të mirë në renditje dhe duke lënë pas me koeficient skuadra me emra të mëdhenj në skenën e futbollit europian si Roma, Benfica dhe Real Sociedad.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy