Real Madridi pëlqen Reece James

Real Madridi pëlqen Reece James

 Problemet e theksuara në mbrojtjen e Real Madridit pavarësisht sukseseve në këtë sezon, i kanë vënë në lëvizje drejtuesit për të përforcuar prapavijën dhe pozicioni ku vijohen shqetësimet mbetet krahu i djathtë.  

Dëmtimet e njëpasnjëshme të Dani Carvajal e kanë detyruar Carlo Ancelottin të aktivizojë Lucas Vazquezin në një pozicion jo të përshtatshëm për spanjollin dhe Reece James i Chelseat po tentohet pa ndalim nga ‘’ Galaktikët ‘’ .

Anglezi nuk konsiderohet prioritet sepse është parakaluar nga Kylian Mbappe , Aurelien Tchouameni dhe Antonio Rudiger për të cilët bosi Florentino Perez është i gatshëm të bëjë gjithçka për ti transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Favori për Real Madridin në këtë rast është periudha e vështirë që po kalojnë ‘’ Blutë e Londrës ‘’ pasi e vlerësojnë me 55 milionë euro 22 vjeçarin me të cilët e përfundon kontratën në 2025-ën.  

Spastrimet tashmë kanë filluar dhe do të startohen me Azpilicuetan , Rudiger dhe Christensen të konfirmuar dhe mund të pasohen nga N’Golo Kante , Lukaku , Jorginho dhe  Marcos Alonson që nuk llogariten nga  gjermani Thomas Tuchel .

Kryeqytetasit janë në një proçes rindërtimi i cili përfshin largimin e lojtarëve kyç dhe nga krahu tjetër manjati spanjoll ëndërron ti rikthejë ‘’ Los Blancos ‘’ në atë ekipin që para disa sezonesh dominoi futbollin.  

Reece James pavarësisht një rendimenti për tu patur zili ka arritur edhe të finalizojë në 6 raste dhe afër përfundimit të sezonit numëron 33 sfida me fituesin në fuqi të Champions Leagues i cili është penalizuar shumë nga sanksionet kundër miliarderit Roman Abramovich.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy