
Situata e agravuar e Ademola Lookman tek Atletico Madridi vijon ta vërë në dyshim të ardhmen.
Anglezi numëron vetëm 2 gola dhe 1 asist në 12 sfida, shumë pak këto për të qenë pjesë e ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Siç dihet Diego Simeone nuk toleron të tilla histori, për të cilin gjithsesi ka treguar interes Juventusi.
Duhet kujtuar se 29 vjeçari e njeh shumë mirë ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ për arsye se është përballur disa herë në të shkuarën kur përfaqësonte Atalantën.
Kontrata me kryeqytetasit i përfundon në qershorin e 2030-tës por interesi i bardhezinjve mund të merret në konsideratë.
Të pretendohesh nga ish rekordmenët e Serisë A është natyrisht një vlerësim, të cilët po zhvillojnë një sezon premtues nën drejtimin e Luciano Spallettit.
Referuar eksperiencës me ‘’ La Dean ‘’ ishi i Everton kontriboi me 55 gola në 137 sfida, gjithashtu fitoi edhe Europa Leaguen me Gian Piero Gasperinin si trainer.
Vlera e kartonit i tejkalon 40 milionë eurot, i cili mund të përfaqësojë një ndër klubet më të suksesshëm të Italisë.
Edhe pse momentalisht ‘’ Los Rojiblancos ‘’ nuk e shikojnë të arsyeshme largimin e nxënësit të ‘’ El Cholos ‘’ me statistikat e dobëta do ta ketë të vështirë të qëndrojë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, gjithmonë referuar rendimentit të deritanishëm.



