Një brazilian për sulmin, Tirana prezanton goditjen e parë në merkaton e janarit

Një brazilian për sulmin, Tirana prezanton goditjen e parë në merkaton e janarit

Devid De Silva është afrimi i parë i Tiranës në merkaton e janarit. Braziliani i cili në të kaluarën ka luajtur me Kastriotin në Superiore, tashmë do të mbajë fanellën e bardhebluve.

25-vjeçari ka arritur marrëveshjen me klubin dhe pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, tashmë do të zbresë në stërvite, nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Në gjysmën e parë të sezonit, De Silva ishte pjesë e Covilha në ligën e dytë portugeze, me të cilët mbylli kontratën me konsensus dhe doli lojtar i lirë.

Një afrim i rëndësishëm ky për Tiranën, me trajnerin Shehi që e kishte thënë se në merkato do të synohej afrimi i një sulmuesi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy