Alejandro Grimaldo, objektiv i Real Madridit

Alejandro Grimaldo, objektiv i Real Madridit

Tashmë dihet se prioriteti i drejtuesve të Real Madridit për anën e majtë të mbrojtjes vijon të jetë Alphonso Davies.

Mirëpo kanadezi konsiderohet një element kyç nga traineri i Bayern Munchenit Thomas Tuchel dhe duke iu referuar këtij fakti, ‘’ Galaktikët “ kanë preferuar të analizojnë një tjetër alternativë, gjithmonë nëse s’do ta arrijnë akordin.

Alejandro Grimaldo, i cili po impresionon me Bayer Leverkusenin po analizohet me kujdes, lojtar që konsiderohet si zëvëndësuesi ideal i Ferland Mendy-s apo i Fran Garcias në një të ardhme të afërt.

Transferimi i mundshëm në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ndoshta mund të gjenerojë një lloj polemike për arsye të së kaluarës tek Barcelona por gjithsesi 28 vjeçari ka treguar se është i gatshëm të bëhet pjesë e një ekipi të famshëm në merkatot vijuese.

Me ‘’ Aspirinat ‘’ , spanjolli numëron 9 gola dhe 5 asiste në 21 sfidat e këtij sezoni , përfshirë të gjitha kompeticionet, statistika të cilat e bëjnë efektiv në prapavijë dhe tejet të rrezikshëm në inkursionet drejt portave kundërshtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy