Barcelona këmbngul për Emre Demir

Barcelona këmbngul për Emre Demir

 Prej kohësh tashmë Barcelona po këmbngul për shërbimet e talentit të  Kayserispor Emre Demir i cili ka spikatur në Turqi .  Katalanasit duket se do të kenë fat në lidhje me këtë lojtar  sepse negociatat ndërmjet palëve kanë rezultuar me sukses dhe sipas  Mundodeportivos  gjithçka do të mbyllet për 2 milionë euro . Hapi  që do të ndërmarrin drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’  për talentin 17 vjeçar është huazimi tek turqit deri sa të mbushë 18 vite dhe më pas të bëhet pjesë e një ndër ekipeve më prestigjoze të planetit .

Qëllimi i spanjollëve është aktivizimi konstant i Emre Demir për të fituar eksperiencën e duhur dhe më pas  të provojë veten tek Barcelona , skuadër e cila pavarësisht se është dobësuar me largimin e legjendës Lionel Messi , mbetet një ndër më kompetitivet.

Llogaritë e bëra nga drejtuesit e ‘’ Blaugranëve ‘’  theksojnë se përfshirja e Emre Demir në ekipin e parë  do të jetë në verën e 2022-shit sepse e konsiderojnë të domosdoshëm adaptimin  në ekipin e filialit që drejtohet nga  Sergi Barjuan pa harruar edhe fazën parapërgatitore  gjatë të cilës mund ta bindë trainerin Ronald Koeman për ta përfshirë  në ekipin e parë.

Me rëndësi për tu shtuar është fakti se  Emre Demir ka shënuar një rekord në  Turqi  duke debutuar në moshën 15 vjeçare në ligën profesioniste para dy sezoneve   .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy