
Barcelona dhe Real Madridi do të zhvillojnë një tjetër ‘’ Superclasico ‘’ midis tyre . Katalanasit dhe ‘’ Galaktikët ‘’ po vlerësojnë seriozisht mesfushorin e Leicester City Youri Tielemans i cili ka bërë një punë për tu duartrokitur nën urdhërat e Brendan Rodgers .
Sipas britanikes ‘’ The Athletic ‘’ kjo situatë ka filluar ti nervozojë drejtuesit e ‘’ The Foxes ‘’ sepse fakti i të qënit i pretenduar nga këto skuadra ia redukton shanset anglezëve për të siguruar qëndrimin e 24 vjeçarit në ‘’ King Power ‘’ pavarësisht se Leicester City është një skuadër shumë simpatike.
Kontrata e Youri Tielemans skadon në 30 qershorin e 2023-shit dhe drejtuesit e ish kampionëve të Premier League kanë deklaruar se do të ndërmarrin të gjitha aksionet e nevojshme për të evituar largimin e ishi-t të Anderlecht për të mos dobësuar organikën e formuar nga Brendan Rodgers . Megjithatë nëse e analizojmë çështjen në një tjetër formë , ndër vite Leicester City ka dalë i fituar me shitjet e elementëve cilësorë si përshembull Riyad Mahrez , N’Golo Kante , Harry Maguire dhe së fundmi Ben Chillwell të cilët kanë fuqizuar me 300 milionë euro arkat e klubit .
Eksperienca e akumuluar me të drejtë e ka vënë në radarët dy ndër klubeve më të famshëm në planet , interes i cili është një privilegj më vete për Youri Tielemans dhe merkatoja vijuese konsiderohet shumë e rëndësishme për të ardhmen e talentit belg .



