Xhaka drejt largimit, Arsenali i vendos çmimin mesfushorit

Xhaka drejt largimit, Arsenali i vendos çmimin mesfushorit

Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenali në merkaton e verës. Mesfushori me origjinë shqiptare, kërkon një aventurë të re dhe gjasat janë të mëdha që të rikthehet në Gjermani, aty ku prej kohësh interes ka shfaqur Bayer Leverkusen.

Sipas asaj që raporton “TMW”, Arsenali nuk ka ndërmend të ndalojë futbollistin, në vendimin për të ndryshuar skuadër.

Madje thuhet se klubi anglez i ka vendosur edhe çmimin 30-vjeçarit. Për të lënë të lirë Xhakën, Arsenali kërkon të paktën 10 milionë euro.

Një shifër e konsiderueshme kjo, kur dihet që mesfushori ka edhe një vit në kontratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy