Uzuni largohet nga Ferencvaros, transferohet në La Liga

Uzuni largohet nga Ferencvaros, transferohet në La Liga

Myrto Uzuni ka mbyllur aventurën me Ferencavaros, teksa tashmë do të vazhdojë karrierën në La Liga.

Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi beratas në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet te klubi spanjoll i Granada. Dy klubet dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen dhe tashmë priten vetëm vizitat mjekësore.

Pasi shkëlqeu me Ferencvaros në Hungari, ku në 76 ndeshje, realizoi 41 gola, tashmë Uzuni do të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar në një nga kampionatet më të fortë në botë, ku do të kërkojë të lërë gjurmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy