Zyrtare, Bruno Dita rinovon kontratën me Shkëndijën

Zyrtare, Bruno Dita rinovon kontratën me Shkëndijën

Bruno Dita do të vazhdojë të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Klubi kuqezi, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar rinovimin e kontratës me mesfushorin edhe për dy vitet e ardhshme.

Shkëndija me kënaqësi njofton për vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Bruno Dita. Kështu Dita edhe në periudhën në vazhdim do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi, duke nënshkruar kontratë të re dy vjeçare dhe duke u lidhur me klubin tonë deri në verën e vitit 2024.

Në fjalët e tij, Dita u shfaq i lumtur, duke falënderuar drejtuesit për mundësinë e dhënë si dhe u shpreh i bindur se në vazhdim do ketë suksese me këtë skuadër.

Jam shumë i lumtur që sot nënshkrova kontratë të re me Shkëndijën dhe që do të vazhdoj edhe për dy vite tjera të mbaj fanellën kuqezi. Falënderoj drejtuesit e klubit që mundësuan vazhdimin e kontratës, por ka qenë edhe dëshirë e imja që të vazhdoj të jem pjesë e Shkëndijës. Posaçërisht më vjen mirë që do të vazhdoj qëndrimin në qytetin e Tetovës sepse e ndjej që jam lidhur edhe shpirtërisht me Tetovën. Në Shkëndijë kemi formuar një grup të mirë dhe jam i bindur se në periudhën në vazhdim do të shënojmë sukseset e radhës me Shkëndijën, ndërsa unë premtoj se do të jap maksimumin për këtë fanellë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy