Real Madridi, tjetër alternativë për mbrojtjen

Real Madridi, tjetër alternativë për mbrojtjen

 Tek Real Madridi vijon të punohet me shumë përkushtim për të gjetur elementët e duhur në lidhje me të ardhmen. 

Merkatoja e verës do të jetë një tjetër provë për ‘’ Los Merengues ‘’ dhe sidomos Florentino Perezin i cili në fakt asnjëherë nuk është kursyer. 

Maxence Lacroix është objektivi i rradhës për prapavijën, pjesë e Crystal Palaces. 

25 vjeçari ka ditur të avancojë në Premier League, kampionat tejet kompetitiv dhe tashmë sakrificat i janë shpërblyer. 

Spanjollët konsiderohen një destinacion i preferuar nga shumë lojtarë të cilët ofrojnë garanci në lidhje me titujt në çdo sezon. 

Ishi i Wolfsburgut shquhet si tejet potent dhe shumë i saktë në kundrasulmet e rivalëve. 

Traineri Oliver Glasner është i kënaqur me rendimentin e Maxcence Lacroix por një ekip si ‘’ Los Blancos ‘’ është vështirë ta refuzosh. 

Kontrata i përfundon në 2029-tën dhe presidenti Steve Parish kërkon të arkëtojë jo më pak se 40 milionë euro.

 Ecuria e deritanishme e justifikon këtë shifër por rivalë të madrilenëve do të jenë Liverpooli, Chelsea, Aston Villa dhe Bayern Muncheni. 

Do të jetë një sfidë emocionuese për një lojtar shumë cilësor, në një ndër kampionatet më të bukur të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy