Rinovim dhe rritje page, Milani gati të “blindojë” Piolin

Rinovim dhe rritje page, Milani gati të “blindojë” Piolin

Milani e ka nisur në mënyrën me të mirë të mundshme kampionatin në Itali, teksa mbajnë kryesimin e renditjes së bashku me Napolin, në kuotë të barabartë pikësh.

Kjo ecuri pozitive e kuqezinjve është padyshim meritë e trajnerit Stefano Pioli. Për këtë arsye, drejtuesit të kënaqur me punën e bërë nga trajneri deri tani, kanë menduar t'i bëjnë atij një dhuratë. 

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, te Milani kanë menduar t'i rinovojnë kontratën Piolit deri në vitin 2024. Madje përveç rinovimit, teknikut 56-vjeçar do i rritet edhe paga, të cilën aktualisht e ka 2 milionë euro në sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy