
Për sa i përket Italisë sigurisht pritet që edhe Napoli të jetë një ndër protagonistët e merkatove vijuese.
‘’ Il Partenopei ‘’ kanë nisur një tjetër etapë në historinë e tyre me Antonio Conten në stol.
Ishi i Chelseas ndër të tjerë shquhet si një trainer shumë kërkues i cili para disa sezonesh ndryshoi historinë në kampionatin italian me Interin.
55 vjeçari është zgjedhur nga Aurelio Di Laurentis për të lideruar bardhekaltërit drejt sukseseve të metejshme, president që beson shumë në potencialin e tij.
Samu Costa është objektivi i rradhës, lojtar që aktivizohet me Mallorcan.
Mesfushori i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat deri në këtë moment dhe interesi i Napolit mund t’ia ndryshojë rrugëtimin në karrierë.
23 vjeçari portugez e ka bindur me lojën e zhvilluar, një lojtar mjaft teknik, mbështetje e padiskutueshme edhe për ofensivën e ishullorëve.
Flitet se në fundin e sezonit mund ti vërë pikën eksperiencës në ‘’ Son Moix ‘’ dhe Napoli ndoshta do të jetë shtëpia e re e tij.
Prezenca e Samu Costas i jep shumë avantazhe mesfushës, i cili e ka impresionuar trainerin Jagoba Arrasate, i ndërgjegjshëm se mund ta humbasë shumë shpejt nxënësin e tij.
Vetëm 11 milionë euro i duhet të shpenzojë numrit një të presidencës, një shifër e konsiderueshme për arkat e një klubi të dorës së dytë si Mallorca.
S’duhet anashkaluar se Almeria, ish skuadra e Samu Costas në rastin e shitjes së tij do të përfitonte 20 % nga vlera e një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Napolit dhe Mallorcas.
Luzitani e ka nisur shumë mirë sezonin 2024-2025 dhe deri në momentin që flasim numëron 7 sfida dhe 1 asist me spanjollët.



